Protesta në Sri Lanka/ Mijëra njerëz sulmuan rezidencën e presidentit në Colombo
Mijëra protestues në qytetin Colombo të Sri Lankës sulmuan rezidencën e presidentit dhe morën zyrat e tij administrative mes thirrjeve në rritje për dorëheqjen e tij.
Protestesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Gotabaya Rajapaksa, ndërsa vendi vazhdon të përballet me krizën e tij më të keqe ekonomike që nga pavarësia.
Presidenti nuk ishte në shtëpi, pasi kishte ikur një natë më parë dhe ishte marrë në mbrojtje ushtarake. Vendndodhja e tij ishte e panjohur të shtunën mes thashethemeve se ai po ikte nga vendi.
Pavarësisht mungesës së karburantit, dhjetëra mijëra njerëz kishin udhëtuar në qendër të Colombo, për të marrë pjesë në atë që u bë protesta më e madhe kundër Rajapaksas deri më tani.
Zyra e presidentit në Galle Face në Colombo u pushtua gjithashtu nga mijëra demonstrues, të cilët shkelën sigurinë dhe barrikadat dhe sulmuan ndërtesën.
Të paktën 30 persona, përfshirë disa oficerë, u plagosën dhe u shtruan në spital në protestat e së shtunës.
Sri Lanka po vazhdon të luftojë përmes një krize shkatërruese në të cilën ekonomia është rrënuar plotësisht dhe qeveria nuk është në gjendje të përballojë të importojë ushqime, karburant dhe ilaçe.
Veliera më e madhe në botë ankorohet në portin e Durrësit
9 Korrik, 14:54
Të gjitha shitjet e benzinës janë pezulluar, shkollat janë mbyllur dhe procedurat mjekësore dhe operacionet po vonohen ose anulohen për shkak të mungesës së barnave dhe pajisjeve , me OKB-në që paralajmëroi së fundmi se vendi po përballet me një krizë humanitare.
Inflacioni është 54.6% rekord dhe çmimet e ushqimeve janë rritur pesëfish, që do të thotë se dy të tretat e vendit po luftojnë të ushqehen.

