Liderët botërorë dënojnë atentatin ndaj ish-kryeministrit japonez

Udhëheqësit botërorë u shprehën të tronditur nga sulmi që vrau ish-kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, gjatë një fjalimi në qytetin Nara.

Abe po merrte pjesë në një tubim zgjedhor, kur u qëllua me armë zjarri.

Disa orë më vonë, transmetuesi japonez NHK raportoi se ai ka vdekur.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sulmuesi i dyshuar u arrestua në vendin e ngjarjes.

Liderët botërorë ndër të cilët kanë dënuar sulmin ndaj tij.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha se Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të pikëlluara dhe thellësisht të shqetësuara” nga sulmi.

“Ky është një moment shumë, shumë i hidhur”, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se është “thellësisht i tronditur nga të shtënat e tmerrshme” kundër Shinzo Abes.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e cilësoi sulmin si “frikacak”.

"Abe ka qenë një mik i vërtetë, mbrojtës i fuqishëm i rendit shumëpalësh dhe i vlerave demokratike”, tha Michel.

“Lajm tronditës nga Japonia," tha kryeministri i Australisë, Anthony Albanese.

“Ngjarjet si kjo na tronditin të gjithëve deri në palcë”, tha kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Abe ka thyer rekordet si kryeministri më jetëgjatë i Japonisë.

Ai ka shërbyer për një vit më 2006 dhe më pas përsëri nga viti 2012 deri më 2020. Atëbotë, ai ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore.