Indi: Mumbai në alarm të kuq nga përmbytjet katastrofike

Departamenti i motit në Indi ka lëshuar një alarm të kuq për Mumbain pasi shirat e dendur vazhdojnë të godasin qytetin dhe rrethinat e tij fqinje.

Qyteti pritet të ketë reshje të mëdha shumë të dendura të premten, duke çuar në përmbytje të tjera, tha Departamenti Meteorologjik Indian (IMD).

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pjesë të qytetit janë përmbytur nga uji që nga e hëna, duke paralizuar cdo veprimtari në qytet.

Shirat e musonit janë të zakonshme në Mumbai rreth kësaj periudhe të vitit.

Indi: Mumbai në alarm të kuq nga përmbytjet katastrofike

Por ekspertët thonë se ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i pakontrolluar urban i kanë bërë shirat më intensivë dhe më pak të parashikueshëm vitet e fundit.

Mijëra njerëz emigrojnë në Mumbai çdo ditë në kërkim të vendeve të punës, gjë që nxit ndërtimin e shpejtë, që shpesh është i parregulluar.

Shumë zona kanë sisteme kullimi të vjetruara dhe kjo shkakton edhe përmbytje.

Kënetat e mëdha rizofore të qytetit, të cilat veprojnë si një tampon natyror gjatë përmbytjeve, janë ndërtuar gjithashtu gjatë dekadave të fundit, raporton