Prodhonin ilegalisht veshje anti-Covid në Shqipëri për ti dërguar në Itali, zbulohet skema korruptive e grupit "GAP"
11 milionë veshje shëndetësore anti Covid e një përdorimëshme prodhoheshin ilegalisht në Shqipëri e furnizonin sektorin shëndetësor italian.
Veshjet realizoheshin me material ndryshe nga ai i certifikuar, jo i rregullt, e para se të mbërrinin në Itali, u hiqeshin etiketat për të mos dokumentuar prejardhjen e tyre, si dhe u shkepeshin mëngët për t'iu shpëtuar kontrollit doganor e kamufluar mallin që hynte.
Më pas veshjet u besoheshin kompanive kineze me bazë në Prato të Italisë që realizonin konfeksionimin e tyre pa respektuar normat e higjenës e kushtet e sigurisë në punë për punon jësitl.
Kjo ishte skema korruptive e grupit "GAP", me seli në Romë, i cili në nëntor të 2020 kishte fituar tenderin nga komisari i jashtëzakonshëm për emegjencën pandemike në Itali, për prodhimin e 11 milionë veshjesh një përdorimëshe shëndetësore anti Covid.
Pronare e këtij konsorciumi ishte Cristiana Ferraciula, shtëpiake nga Ladispoli dhe e vënë nën hetim, kurse për Prokurorinë e Pratos, pronarë e vërtetë të Gap ishin vëllezërit Samuele e Massimilaono Piccolo. Samuele Piccolo ka qenë nën kryetar i Këshillit Bashkiak të Romës në vitin 2008 e i zgjedhur nga Partia Populli i Lirisë i qëndrës së djathtë e drejtuar në atë kohë nga Silvio Berlusconi.
Sipas hetimeve të Prokjurorisë Italiane, tenderi i fituar nga kjo kompani kishte si kusht që veshjet anti Covid të prodhoheshin në Itali, por që në të vërtetë prodhoheshin në Shqipëri e më pas silleshin për t'u konfeksionuar në Itali në laboratorë kinezë ku punonin emigrantë të parregullt e pa kushte higjenike e sigurie.
Janë 32 personave të vënë nën hetim e këtij konsorciumi i janë sekuestruar rreth 43.2 milionë euro pasuri.
Veshjet e prodhura në Shqipëri furnizonin sistemin shëndetësor publik italian e shumë prej tyre atë të territorit të Romës me një cmim nga 6 euro në 10 euro secila.
Janë dokumentar se rreth 2 milionë prej tyre janë amrrë në zotërim nga Qëndra Shëndetësore Publike në lagjen 2 të Romës.
Përgjimet telefonike e ambientale si dhe analiza e dokumentacioni si dhe të komunikimikt mes vëllezërve Piccolo e prodhuesve kanë dokumentuar paligjshmërinë e aktivitetit të këtij konsorciumi që prodhonte në Shqipëri me para të para nga shteti italian e nga Fondi i Emergjencës Kombëtare Pandemike.
