Ulje të temperaturave dhe reshje shiu, çfarë rezervon moti për sot

Sipas MeteoAlb: Depërtimi i një mase ajrore të ftohtë nga veriu i Europës drejt vendit tonë do të sjellë vranësira dhe shira në të gjithë territorin, herë pas here rrëbeshe shoqëruar me mini -stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në zona të izoluara priten stuhi breshëri. Nuk do te mungojnë gjithashtu intevalet me kthjellime, kryesisht në ultësirën perëndimore.

Megjithatë moti mbetet i paqëndrueshëm pothuajse gjatë gjithë ditës ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C.

Temperaturat maksimale nuk do të shkojnë më shumë se 31 gradë ( Elbasan dhe Gjirokastër) ndërsa ato minimale do trë zbresin deri në 24 gradë kryesisht në Pukë, Peshkopi dhe Korçë.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Ulje të temperaturave dhe reshje shiu, çfarë rezervon moti