Kulluri: Vetëm Basha ishte fajtor në PD? Kjo është qesharake, PD me probleme përfaqësimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2022, 22:54
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, demokrati Ervin Kulluri u shpreh se nuk mund të thuhet se fajtori i vetëm në PD ka qenë Basha.
Ai tha se aty sot në shesh ka pasur njerëz që nuk ka lënë gjë pa thënë për Berishën, që nuk ofrojnë model politik, por vetëm mohojnë.
Kulluri: Ky është mandati i tretë në opozitë dhe nuk po ndryshon gjë në PD. Vërtetë mendojnë këta se i vetmi fajtor ishte vetëm Basha dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë faj? Kjo është një gjë qesharake ta besoj.
Aty sot në shesh ka pasur njerëz që nuk ka lënë gjë pa thënë për Berishën. Nëse vetëm mohon dhe nuk prodhonin model politik, kjo gjë është e pamjaftueshme. Këta e dinë se çfarë mendojnë shqiptarët. PD ka probleme përfaqësimi të mëdha.
