Shqipërisë i shtohen 5 mjete patrulluese dhe 2 automjete për mbikëqyrjen e kufirit

Vendit tonë i janë shtuar 5 mjete lundruese, patrulluese dhe 2 automjete për mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër, të cilat do të mundësojnë që Policia Kufitare të ushtrojë kontrolle dhe inspektime në det të hapur

Këto mjete janë shtuar në kuadër të Programit Kombëtar IPA 2018, të financuar nga Bashkimi Europian dhe të zbatuar nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit (ICMPD).

Po ashtu, mjetet do të ndërmarrin operacione kërkim-shpëtimi në det, si dhe do të kryejnë procedura të kontrollit kufitar për mjetet lundruese, turistike dhe/ose të huaja, në det të hapur, pa u dashur të paraqiten në porte për t’i kryer këto procedura.

Shqipërisë i shtohen 5 mjete patrulluese dhe 2 automjete për

Shqipërisë i shtohen 5 mjete patrulluese dhe 2 automjete për