Trukimet rekord/ Betejë e “ashpër” për vendin e dytë në Sierra Leone. 187 gola në dy ndeshje

Dy skuadra nga Sierra Leone dyshohen për trukimin e ndeshjeve me rezultatet 91-1 dhe 95-0, bëhet fjalë respektivisht për sfidat e Ligës Lindore, Gulf FC - Koquima Lebanon dhe Lumbenbu United vs Kahula Rangers. Të dyja skuadrat ishin në garë për vendin e dytë dhe ndodheshin në situatë aspak të qartë me pikë të barabarta përpara javës së fundit që u zhvillua të dielën.

Vendi i dytë do të ndahej vetëm diferenca e golave mes dy ekipeve dhe në këtë mënyrë, ata vendosën të shkatërronin kundërshtarët me rezultate që historia e futbollit nuk i ka njohur asnjëherë.

Disa fakte shqetësuese që ndodhën gjatë ndeshjeve;

-Pjesët e para u mbyllën 7-1 dhe 2-0
-Arbitri i njërës prej ndeshjeve e braktisi fushën dhe situatën e mori në dorë gjyqtari i katërt
-Në të dyja sfidat u dhanë disa kartonë të kuq
-Një lojtar shënoi më shumë se 30 gola

Policia dhe prokuroria kanë nisur menjëherë një hetim për mashtrim dhe kjo do të jetë ndoshta detyra më e lehtë që një organ hetues ka pasur për të zbradhur mashtrimin e ndodhur në një fushë futbolli.