Shkodër/ Qëlloi me armë drejt të miturit, vihet në pranga 49 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2022, 12:51
Është arrestuar një 49 vjeçar në shkodër.
49 vjeçari me inicialet A. M., banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër ditën e djeshme (4 korrik) ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, në drejtim të një shtetasi 13 vjeç, banues në lagjen “Perash”, Shkodër, i cili nuk ka marrë dëmtime.
Është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka qëlluar shtetasi 49 vjeçari.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak” dhe “Prishje e qetësisë publike”.
