Kryemadhi: Pensionistët s’kanë dijeni, u thirrën në 2019 nga krimi ekonomik për një faturë 300 mijë €

Në një dalje për mediet, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bëri me dije se do të dorëzojë në SPAK evazion fiskal lidhur me kompanitë e inceneratorëve.

Ajo tha se pensionistët që janë përfshirë pa të drejt ënë evazionin fiskal janë të shqetësuar dhe duhet të mbrohen dhe nuk duhet të ndihen të kërcënuar.

Ajo shtoi se në 2019 ata janë thirrur nga krimi ekonomik për një faturë 300 mijë euro e cila regjistruar në 8 korrik 2019 dhe ku janë administrator deri në 2024.

Kryemadhi: Dua të bëj një sqarim për pensionistët, të cilët janë të shqetësuar dhe duhet të mbrohen dhe nuk duhet të ndihen të kërcënuar. Në dijeninë time sapo jam ndarë me djalin e Thanas Çanit, diskutuam. Jo vetëm që nuk kanë dijeni, jo vetëm nuk kanë firmosur kontrata, por në 2019 janë thirrur nga krimi ekonomik për një faturë 300 mijë euro. Është regjistruar në 8 korrik 2019 dhe është administrator deri në 2024, edhe pse krimi ekonomik e ka thirrur dhe ka marrë dijeni që zotëria nuk kishte dijeni, nuk e kanë bërë të ditur që ti zotëri ke firmosur një kontratë.

Ndërsa problemi tjetër që implikon dhe që përsëri këtu duhet të fillojë të hetohet, sepse këtë institucion e Edi Rama Edi Rama, është që të dyja kontratat e zotit Thanas Cani janë të panoterizuars. Të më gjejë një biznes që regjistrohet pa kontratë të panoteroizuar. Firma nuk është e Thanas Canit.