Pensionistë e incineratorëve me 30 milionë euro, SPAK vihet në lëvizje, do të pyeten dy të moshuarit

Ora News mëson se dy të moshuarit nga Tirana, Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, do të pyeten nga SPAK, pasi ky i fundit është vënë në lëvizje.

Ndërkohë akoma LSI, nuk e ka depozituar në SPAK padinë e paralajmëruar lidhur me detajet e reja nga afera e incineratorëve.

Pas denoncimit të Kryemadhit ditën e djeshme, rezulton se dy të moshuarit një pasuri me vlerë 30 milionë euro, ndërkohë që jetojnë azil pa asnjë përkrahje.

Në një prononcim për Syri.tv e moshuara ka thënë se ishte mashtruar nga dy djem, të cilët i ishin paraqitur në azil si punonjës të prokurorisë, ndërsa i kishin kërkuar që të firmoste disa dokumente.

Po ashtu 90-vjeçarja ka rrëfyer se banka i kishte bllokuar edhe të ardhurat nga pensioni që e moshuara i kishte lënë në bankë, pasi rezultonte me biznes në Laç.

Ajo shtoi se nuk kishte asnjë biznes apo kompani dhe se nuk ishte në dijeni të kompanisë që figuronte në emër të saj.

Pensionistë e incineratorëve me 30 milionë euro, SPAK vihet