Vlorë/ Qëlloi me armë zjarri, në plazhin e Zvërnecit, vihet në pranga 43 vjeçari

Vlorë/ Qëlloi me armë zjarri, në plazhin e Zvërnecit,

Është vënë në pranga një 43 vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim kombëtar.

Luçio Rroko më datë 22 korrik 2021, në plazhin e Zvërnecës në Vlorë, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Kapja e tij u bë  e mundur falë operacionit policor të koduar "Over".

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 23.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.