Gara për Avokatin e Popullit, ja kush janë 20 kandidatura kërkojnë të marrin këtë post
Tashmë që mandati i Erinda Ballancës është pranë mbarimit ka nisur edhe gara për postin e Avokatit të Popullit.
Në garë do të jetë edhe vetë Ballanca për një mandat të dytë, bashkë me 19 kandidatë të tjerë të cilët kërkojnë të marrin drejtimin e institucionit të Avokatit të Popullit.
Për postin e kreut të Avokatit të Popullit kandidatin, ish-drejtori i Policisë Ahmet Prençi, ish kreu i Komisionit të Ligjeve, Ilirjan Rusmali.
Po ashtu shihen figura si ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi, këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj, juristi Jordan Daci, avokati Altin Goxhaj dhe ish kreu i të përndjekurve politik, Besim Ndregjonaj, si dhe Sali Shehu, ish kreu i FRD-së, e avokati, Ledio Braho.
Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon institucion që sipas traditës politike i besohet opozitës dhe që zgjidhet me 84 vota.
