Fier/ Shpërndanin heroinë të ndarë në doza, arrestohen 2 persona
Dy perona kanë rënë në prangat e policisë pasi shpërndanin lënë narkotike heroinë të ndarë në doza.
Kapja e tyre u bë falë operacionit policor të koduar "Corner".
Të arrestuari janë 45 vjeçari me inicialet A. M., , dhe 32 vjeçari me inicialet E. T. të dy banues në Grecalli, Fier.
“Ata u kapën dhe arrestuar në flagrancë, në lagjen "15 Tetori", Fier, duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike heroinë 24 vjeçarit me inicialet A. H.,banues në Fier, i cili u procedua penalisht në gjendje të lirë”, njofton policia.
Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve u sekuestruan, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, paketime (kuti shkrepsesh) që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike, një shumë e konsiderueshme parash të valutave të ndryshme, me vlerë rreth 2.600.000 lekë të rinj, 10 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike.




