Kryemadhi: Do dorëzoj në SPAK dosjen e incineratorëve, Rama ka vjedhur 189 mln dollarë me fatura
Në një dalje për mediet, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bëri me dije se do të dorëzojë në SPAK evazion fiskal lidhur me kompanitë e inceneratorëve.
Ajo tha se kryeministri Rama se do të shpërqendrojë vëmendjen nga korrupsioni duke bërë një futur në një sulm të vërtetë për të çorientuar objektivin kryesor të zbardhjes së inceneratorëve.
Kryemadhi: Nuk u jap dot fatura sa të dorëzoj në SPAK, se janë me qindra mijëra fatura. Fusha e betejës sonë është SPAK, ne jemi në SPAK, SPAK në momentin që do tregojnë që është arbitër i drejtë mbi të gjitha historia është që Rama s’mund të vjedhë 189 milionë dollarë me fatura me letra me fakte të mara nga buxheti i shtetit e të futura në xhepat e tij për të blerë dhe deklaratën e inceneratorëve që doli sot e çdo gjë tjetër që i duhet për të larguar vëmendjen nga korrupsioni. Po të kishte drejtësi, sot Edi Rama do ishte koleg me Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën.
