“Breshëri ju dëmtoi prodhimet fermerëve, qeveria asnjë premtim”, Spaho: Të shkundim indiferencën dhe apatinë
Deputeti i PD Edmond Spaho shprehet se fermerët kulturat e të cilëve u dëmtuan nga breshëri kokërrmadh që ra gjatë fundjavës dy ditë rresht fshatrat Orman, Rrembec, Pojan, Burimas, Pendavinj, Zvezde dhe Zemblak nuk kanë marrë asnjë premtim për dëmshpërblim.
Spaho madje thotë se e njëjta fatkeqesi ju kishte ndodhur edhe dy vjet me parë dhe pushteti qëndror e vendor i mbështeti vetëm me fjalë.
Sakaq deputeti I PD thotë se e vetmja zgjidhje është protesta që të “shkundim indiferencën dhe apatine pasi jo vetëm fermerët por e gjithë Shqiperia është në rrezik”.
Postimi i plotë:
Në fundjavë për dy ditë rresht fshatrat Orman, Rrembec, Pojan, Burimas, Pendavinj, Zvezde dhe Zemblak u goditën nga reshje breshëri kokërrmadh.
Veçanërisht u dëmtuan kulturat e grurit, misrit, specat, fasulet, hudhrat dhe mollët.
Një fermer i zonës me shpjegoi që i janë dëmtuar rëndë rreth 40 ha të mbjellë me grurë dhe 8 dylym të mbjella me speca. Vetëm materialet si farëra, plehra, punime të mekanizuara pa llogaritur punën e tij, i kishin kushtuar 56 milionë lekë të vjetra. Shpresonte që pas shitjes së prodhimit të merrte rreth 100 milionë lekë. I gjithë mundi dhe djersa i shkuan dëm. Si ai ishin me dhjetra fermerë të tjerë parcelat e dëmtuara të të cileve i dokumentova me foto dhe video.
Deri tani ju kishin shkuar vetem inspektorët e Bashkisë Maliq. Asnjë premtim për dëmshpërblim. E njëjta fatkeqesi ju kishte ndodhur edhe dy vjet me parë dhe pushteti qëndror e vendor i mbështeti vetëm me fjalë.
Të enjten në Parlament qeveria e Edi Rames miratoi rreth 60 milione $ dëmshperblim për rritjen e çmimeve të lëndëve të ndertimit për oligarket që kanë fituar tendera publikë.
Po për këta dhjetra fermerë kush do kujdeset që humbën mundin dhe djersën e një viti të tërë? Ajo që ata kërkojnë është tju kompesohen shpenzimet materiale, rreth 50 mijë lekë të vjetra për dylym në mënyrë që të kenë mundësi të mbjellin sezonin e ardhshëm bujqësor por eksperienca e viteve të meparshëm i ka mësuar që kjo qeveri nuk mendon për ta.
E vetmja zgjidhje është ngrihemi dhe protestojmë. Të protestojmë në 7 korrik, të shkundim indiferencën dhe apatine pasi jo vetëm fermerët por e gjithë Shqiperia është në rrezik.