"Shumë të vrarë" në sulmin në qytetin lindor të Ukrainës, Slovyansk

Qyteti lindor i Ukrainës, Slovyansk, u godit nga granatime të fuqishme nga raketahedhës të shumtë të dielën, tha kryetari i bashkisë së qytetit Vadim Lyakh.

“Janë 15 zjarre. Shumë të vrarë dhe të plagosur”, ka shkruar Lyakh në Telegram, raporton Reuters.

Ai shtoi se ishte granatimi më i fuqishëm i fundit i qytetit.