Nga vajza që do takohej me familjen tek dy vëllezërit që kërkonin një punë, ja historitë e viktimave të kamionit në Texas

Gjyshja vendosi kokën në duar dhe filloi të qante.

“Ajo nuk duhej të vuante”, tha Adela Aguilar, duke tundur kokën teksa kujtonte momentin kur mbesa e saj i dha lamtumirën muajin e kaluar.

Adela Ramírez sapo kishte mbushur 28 vjeç dhe kishte marrë një vendim të madh: ajo po linte Cuyamel, një qytet i vogël në veriperëndim të Hondurasit, dhe po shkonte për në Shtetet e Bashkuara.

"Unë i thashë asaj 'Mos shko. Këtu ti jeton mirë. Këtu mund të jetosh ku të duash, duke punuar'," i tha gjyshja për CNN.

Megjithatë, Aguilar tha se mbesa e saj ishte e bindur se do të gjente një jetë më të mirë në Shtetet e Bashkuara, ku nëna dhe motrat e saj tashmë jetonin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Tani gjyshja, anëtarët e tjerë të familjes dhe miqtë janë zemërthyer dhe të shokuar pasi mësuan se Ramírez ishte mes dhjetëra emigrantëve të gjetur të vdekur këtë javë në një kamionin në Teksas.

Ajo i dërgoi mesazh shoqes së saj se kishte kaluar kufirin.

Në Cuyamel, të afërmit e Adela Ramirez-it po përpiqen të pranojnë vdekjen e saj.

"Ne ishim si motra," tha Claudia Vallecillo, një shoqe e ngushtë.

"Nuk mund ta besoj lajmin," tha Vallecillo teksa tregoi shtëpinë ku Ramírez kishte jetuar me nënën dhe motrat e saj.

Balonat nga festimi i ditëlindjes së fundit të Ramírez janë ende në dhomën e ndenjes, pranë motoçikletës që ajo ngiste. Sandalet dhe takat e larta janë të rreshtuara pas murit në dhomën e saj të gjumit, ku një grumbull fotografish dhe një foto nga diplomimi i saj në vitin 2015 nga Instituti Franklin Delano Roosevelt në Puerto Cortés, Honduras, me një specializim në administrimin e biznesit.

Dy vëllezër ishin shumë të emocionuar për të gjetur punë në SHBA dhe për t'i dërguar para nënës së tyre.

Karen Caballero u tha gazetarëve se udhëtimi i djemve të saj në Shtetet e Bashkuara supozohej të ishte fillimi i një kapitulli të ri në jetën e tyre.

"E kemi planifikuar së bashku si familje, që ata të kenë një jetë ndryshe, në mënyrë që të arrijnë qëllimet dhe ëndrrat e tyre," tha ajo.

Autoritetet thanë se djemtë e saj, Fernando José Redondo Caballero, 18 vjeç dhe Alejandro Miguel Andino Caballero, 23 vjeç, ishin mes viktimave.

Gruaja e Alejandro, Margie Tamara Paz Grajera, 25 vjeç, gjithashtu humbi jetën.

Duke folur për gazetarët para shtëpisë së saj në Las Vegas, Honduras, Caballero tregoi se sa shumë i adhuronte djemtë e saj.

Ajo tha se djemtë e saj ishin të emocionuar për udhëtimin. Ata donin t'i ndërtonin asaj një shtëpi me paratë që do të fitonin duke punuar në Shtetet e Bashkuara.