Mësuesit që edukojnë nga llogoret
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2022, 11:23
Në Ukrainë, një numër i konsiderueshëm mësuesish që po shërbejnë në ushtri, por ende gjejnë mënyra për të vazhduar shkollimin e studentëve të tyre.
Një prej tyre është Fedir Shandor, 47 vjeç, i cili jep mësime sociologjie dhe turizmi nga llogoret.
Iryna, një nga studentet e tij, tha se përkushtimi i Shandorit për punën e tij ka ndihmuar në mbajtjen e numrit të pjesëmarrjes në rritje.
“Edhe studentët që nuk ndiqnin mësimet më parë, paraqiten në çdo leksion,” tha ajo. “Ai na ka thënë gjithmonë se duhet të jemi të zgjuar, se po luftojmë për një komb të zgjuar.”
Sipas ministrit të Arsimit të Ukrainës, Serhiy Shkarlet, rreth 900 mësues i janë bashkuar forcave të armatosura deri më tani.