Kjo është qershia më e shtrenjtë në botë, shitet në ankand 296 dollarë për kokërr

Një ankand rekord është mbajtur më 25 qershor 2022 në lokalitetin Hichanohe, prefektura Aomori, në Japoni. 

Një kokërr qershie ka arritur çmimin e shitjes për 296 dollarë.

Çmimet krijuan një “tërmet” mes të pranishmëve në event, duke pasur parasysh se ishin në shitje 50 kuti të kësaj qershie të çmuar.

Kjo është një qershi e zhvilluar nga një qendër kërkimore, e lidhur me Prefekturën e Aomorit, ajo është konceptuar dhe studiuar në mënyrë eksplicite si një artikull luksi. 

Duke iu nënshtruar standardeve shumë strikte, ajo duhet të jetë të paktën 2.8 cm në diametër, nëse mbi 3.1 cm quhet “Aomori Heartbeat”, kategori më e lartë dhe të ketë një përmbajtje sheqeri të caktuar. 

Ishin qershitë Aomori Heartbeats që përfunduan në ankand për një çmim rekord më 25 qershor: një kuti me 15 qershi u shit në ankand për 600,000 jen, ose 4,254 dollarë. 

Ofertuesi i suksesshëm ishte një kompani, Nagatsuka Seika, me qendër në prefekturën e Chiba e cila merret me fruta dhe perime.

"Këto janë qershi që nuk mund t'i gjeni askund tjetër," tha Kyoko Nagatsuka, president i kompanisë, duke deklaruar më vonë se frutat e çmuara do të shiten rreth Tokios.