Lysychansk bastion i goditjeve ruse

Separatistët e mbështetur nga Rusia thanë se kanë rrethuar "plotësisht" qytetin kyç të Lysychansk në Ukrainën lindore por ushtria ukrainase hedhi poshtë këto pretendime.

Andrei Marotchko, një zëdhënës i forcave separatiste pro-ruse, i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, Tass: Sot, milicia popullore e Luhanskut dhe forcat ruse pushtuan lartësitë e fundit strategjike, gjë që na lejon të konfirmojmë se Lysychansk është plotësisht i rrethuar.

Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit të Luhansk, shkroi në Telegram: Shtëpitë private në fshatrat e sulmuara po digjen një nga një. Me një densitet kaq të lartë granatimesh, ne kemi vetëm kohë për të strehuar të lënduarit. Zjarret njëkohësisht në disa vende. Ne mezi kemi kohë për të eliminuar zjarret në shkallë të gjerë në Lysychansk.

Ushtria ukrainase ka hedhur poshtë pretendimet se separatistët e mbështetur nga Rusia dhe forcat ruse kanë rrethuar qytetin kyç lindor të Lysychansk.

Ruslan Muzytchuk, një zëdhënës i Gardës Kombëtare të Ukrainës, tha në televizionin ukrainas: Luftimet janë ndezur rreth Lysychansk. (Por) për fat të mirë qyteti nuk është rrethuar dhe është nën kontrollin e ushtrisë ukrainase.