Rusia mund të nisë bombardimin e Kievit

Një zhvillim i fundit mes Kievit dhe Moskës mund të ndryshojë rregullat e lojës sa i përket luftës në Ukrainë. Rusia pretendon se disa raketa të lëshuara nga forcat ukrainase kanë vrarë disa civilë në territorin rus. Më herët Moska ka thënë se sulmeve të tilla do i përgjigjej me bombardimin e Kievit.

Ukraina hodhi tre raketa balistike Toçka-U me municione shkatërruese në qytetin rus të Beogrodit, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë të dielën.

Sipas tyre tre raketa ishin kapur në ajër, por megjithatë disa mbetje të tyre kishin goditur banesat.

Ministria shtoi se të tre ishin kapur në ajër, por se pjesë të njërës prej raketave kishin goditur një shtëpi.

Guvernatori i rajonit të Belgorodit tha që tre persona ishin vrarë dhe 4 ishin plagosur gjatë natës.

Ai shtoi se 11 apartamente dhe të paktën 39 shtëpi më të vogla ishin dëmtuar.

Mediet ruse raportuan më vonë se edhe 2 trupa të pajetë u nxorën nga rrënojat, duke e çuar numrin e viktimave në 5, megjithëse kjo nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.

Belgorodi ndodhet rreth 40 kilometra nga kufiri ruso-ukrainas.

Autoritetet në Moskë kanë akuzuar vazhdimisht Ukrainën për granatime të qyteteve dhe fshatrave ruse pranë kufirit.

Moska ka paralajmëruar më herët se do të godiste institucionet vendimmarrëse të Ukrainës, përfshirë Kievin, nëse sulmet në territorin rus nuk ndalen.

Kievi akuzoi trupat ruse për sulme të zonave të banuara dhe vrasjen e civilëve në qytete të ndryshme të Ukrainës.

Moska pretendon se ajo po godet vetëm infrastrukturën ushtarake të Ukrainës.