Shëngjin/ U bllokuan në det të hapur në pedalonin që po fuste ujë, 7 pushuesit shpëtohen nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2022, 22:30
Janë shpëtuar 7 pushues të cilët kishin mbetur në det të hapur, me një pedalon ditën e sotme (2 korrik) rreth orës 19:40 në vendin e quajtur "Rana e Hedhun" dhe nuk po ktheheshin dot në breg.
Ata gjendeshin rreth 2 milje larg bregut, me mjetin lundrues pedalon, që ishte bllokuar në det dhe nuk lëvizte pasi kishte filluar të fuste edhe ujë në brendësi ndaj kanë telefonuar policinë dhe kanë kërkuar ndihmë.
7 pushuesit u morën nga shërbimet policore në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, është bërë e mundur edhe nxjerrja e pedalonit të tyre, në breg.
