“Marrëveshja e shtetësisë e para që do të firmos me qeverinë e Kosovës”, Berisha: Çdo shqiptar shtetësi që dëshiron ose dyshtetësi

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit virtual të mbajtur me diasporën u shpreh se marrëveshja e parë që do të firmosë me Kosovën do të jetë marrëveshja e shtetësisë.

Sipas tij cilido shqiptar në të dy anët e kufirit do të ketë të drejtë të zgjedhë shtetësinë që dëshiron ose të mbajë dyshtetësi.
Gjithashtu Berisha tha se nuk do të pranojë gjë tjetër ndaj kosovës veçse trajtim të barabartë si dhe do të lobojë për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Sali Berisha: Shqipëria nuk do të pranojë kurrë trajtim tjetër ndaj Kosovës veçse si të një shteti të barabartë midis të barabartëve në Ballkan. Së dyti Shqipëria një nga marrëveshjet e para që do të firmos me qeverinë e Kosovës do të jetë marrëveshja e shtetësisë. Cilido shqiptar në të dy anët e kufirit do të ketë të drejtë të zgjedhë shtetësinë që dëshiron ose të mbajë dyshtetësi. Së treti me Kosovën  do hiqet ajo që Edi Rama i ofron serbisë Shqipëria do ti ofrojë Kosovës me përparësi të madhe do lobojë siç ka lobuar përpara për njohje të saj ndërkombëtare dhe do ta mbështesë kosovën në denoncimin e Serbisë në Organizata Ndërkombëtare dhe në organizmat e OKB për gjenocidin ciklik serb në Kosovë.