U largua nga Shqipëria, Big Basta: “Pashë veten time në të njëjtin pasqyrim me artistët e vjetër, kapa trenin e fundit”

Gerald Xhari ose i njohur ndryshe me emrin e artit si Big Basta ka treguar arsyet se pse u largua nga Shqipëria për në Zelandën e Re.
Gjatë një takimi virtual i cili u mbajt nga ish kryeministri Sali Berisha ai tha se edukimi i fëmijës dhe e ardhmja e tyre ishin arsyet pse ai u largua në Zelandën e re.

“U frymëzova shumë nga artistët e vjetër të cilët mezi nxjerrin shpenzimet e tyre mujore për familjet e tyre dhe pashë veten time në të njëjtin pasqyrim dhe kapa trenin e fundit për të investuar për të ardhmen time dhe të familjes sime”, u shpreh ai.
 
Big Basta: Edukimi i fëmijës sim apo dhe e ardhmja e tij apo dhe e jona ishte arsyeja e zgjedhjes së zelandës së re për të jetuar apo emigruar, një tjetër arsye është se kam investuar më shumë se gjysmën e jetës sime në muzikë dhe më vjen keq se po shikoj se lufta për funksionimin e të drejtës së autorit është e humbur. Më vjen keq se sa herë që një politikan publikon një libër me ideologji apo kujtime merr të ardhura nga e drejta e autorit por sa herë një muzikant krijon duhet të përfitojë sa më shpejt nga çfarë i del më parë. U frymëzova shumë nga artistët e vjetër të cilët mezi nxjerrin shpenzimet e tyre mujore për familjet e tyre dhe pashë veten time në të njëjtin pasqyrim dhe kapa trenin e fundit për të investuar për të ardhmen time dhe të familjes sime prandaj kërkoj që funksionimi i të drejtës autriale apo krijimtari intelektuale të jetë në program të PD.