“Tirana territor lavatriçe i parave të pisëta”, Alba Kepi nga Roma: Tre çështje dua të jenë në vëmendjen e PD

Gazetarja Alba Kepi gjatë bashkëbisedimit virtual të mbajtur nga ish kryeministri Sali Berisha më përfaqësues të diasporës u shpreh se tre janë çështjet që sjell në vëmëndjen e Partisë Demokratike, çështja e medias, shpëtimi i identitetit kulturor e historik i Tiranës si dhe mungesa e një marrëveshjeje mes shtetit shqiptar dhe atij italian për pensionet. 

Alba Kepi: Tre janë çështjet që dua të sjell në vëmëndjen e Partisë Demokratike, dhe shpresoj të jëtë në strategjinë e ardhshme të politikës së kësaj force. E para është çështja e medias, informacionit  e gazetarisë, nuk ka një shoqëri demokratike, pa një media të lirë dhe të pavaruar, pa një media të pashantazhuar.

"Gjatë këtyre viteve të  fundit kam përcjellë  për mediat shqiptare skandale të shumta ku nga Italia, dosje të antimafias, dosje të hetuesve italian kanë pasur brenda tyre emrat e pushtetarëve, ministrave apo politikanëve shqiptarë të përfshirë në afera dhe në trafiqe të paligjshme. Partia Demokratike duhet të ketë në vëmendje figurën e gazetarit prpofesionist, të krijojë një qasje strukturore për të mbrojtur këtë figurë, për të pasur një gazetar jo të shantazhuar media sa më transparente."

"Vëmendja ime e dytë më dhemb gjendja në të cilën ndodhet qyteti im, dua të di qasjen që ofron PD për shpëtimin e identitetit kulturor e historik, për çmontimin e këtij qyteti që është mbushur me kulla të frikshme, i cili është bërë një vend, një territor  lavatriçe i parave të pisëta."

"E treta, ndodhem në makinë,dhe sapo kam raportuar për mediat shqiptare, aktivitetin e emigrantëve në Romë. Ishin më shumë se 150 emigrant shqiptarë të cilët protestuan në këtë ditë simbol për të shprehur solidaritet me protestën e datës 7 korrik. Shprehin solidaritetin ndaj asaj çka do jetë protesta madhështore e 7 korrikut. Shumica e tyre kanë prerë biletën për të qenë krah jush në Tiranë. Nuk ka asnjë marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe italian për të njohur të drejtën e pensioneve janë 70-80 vjeçarë që kontribuan në Shqipëri dhe sot nuk kanë jetë dinjitoze."