Përplasen makinat në autostradën Durrës-Kavajë, plagosen drejtuesit, parakalimi i gabuar shkak i aksidentit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Durrës-Kavajë, pranë vendit të quajtur 'Zifti', rreth 3 km larg 'Shkëmbit të Kavajës', ku dy makina janë përplasur mes tyre.

Nga informacione paraprake mësohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i automjetit tip "Benz", i cili ka përfshirë në aksident mjetin tip "Ford" dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesit e të dy automjeteve.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanc,a e cila i ka ardhur në ndihmë menjëherë të aksidentuarve, duke i dërguar në spitalin e Durrësit ku janë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.