VIDEO shokuese, burri tenton të mbysë foshnjën në qendër të kryeqytetit

Videoja ku një burrë tenton të mbytë fëmijën e tij në një rrugë në qendër të Athinës është tronditëse.

Siç shihet në video, kanë qenë kalimtarët ata që në momentin e fundit kanë arritur që t’i shpëtojnë djalin nga duart burrit.

Në video tregohet një burrë gjysmë i zhveshur që mban në krahë një fëmijë të vogël. Në njërën dorë ai shtrëngon trupin e foshnjës ndërkohë që me tjetrën tenton që ta mbysë.

Një grua që e kuptoi se çfarë do të bënte, tentoi të tërhiqte fëmijën, por nuk ia doli. Ndërsa nëna e tij vrapoi për ta shpëtuar por babai i foshnjës e shtyn fort atë.

Kur kalimtarët panë se si është situata, kanë ndërhyrë të gjithë dhe për fat të mirë ia kanë dalë që ta shpëtojnë. Pak minuta më vonë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka arrestuar  autorin dhe e ka dërguar  në policinë Omonia. 

Shikoni videon