Selanik/ Nënë e bir i dhanë fund jetës duke rënë në det me makinë. Tragjedia familjare pas vetëvrasjes së tyre

Një histori dramatike fshihet pas vdekjes së një 72-vjeçareje dhe djalit të saj pasditen e së hënës në Selanik.

Lajmi i parë pak pas orës 15.00 fliste për dy persona të vdekur të cilët u nxorën nga zona detare e Nea Epivavetës pas rënies së një makine në det.

Por siç doli nga hetimet paraprake pas nxjerrjes së trupave, nënë e bir ishin të lidhur me njëri-tjetrin me pranga  në timonin e makinës. 

Përveç kësaj, ata duket se e kishin ngarkuar pjesën e pasme të makinës me thasë të mbushur me rërë.

Në vendngjarje janë thirrur zjarrfikësit si dhe zyrtarët e portit për lirimin e tyre, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe një ekspert mjekësor.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, në trupat e dy personave nuk ka shenja dhune.

Mirëpo, siç u bë e ditur nga mediat vendase, djali 50-vjeçar dhe nëna kishin përjetuar një dramë familjare, para se t'i jepnin fund jetës. 

Dy vite më parë, vëllai i 50-vjeçarit i dha fund jetës. 

Më pas familja pësoi një tjetër tragjedi: babai i familjes dha frymën e fundit, duke mos duruar vdekjen e të birit.

Kështu sot, siç duket gjithçka, nënë e bir vendosën të shkruanin epilogun e kësaj tragjedie familjare.