Filxhanë kokës, sherri mes deputetëve maqedonas. E keni parë videon?

Një situatë e pakëndshme është shënuar në komisionin për çështjet evropiane në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i këtij komisioni, Arbër Ademi nga radhët e BDI-së është përplasur me deputetët e opozitës së VMRO-DPMNE, pasi këta të fundit kërkonin fjalën për procedurë.

Ademi shihet duke gjuajtur me filxhan kafeje, shishe plastike dhe sende të tjera ndaj kolegëve të tij nga opozita si dhe duke shkatërruar pajisjet teknike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Ilir Dauti pësoi disa lëndime të lehta.

Opozita e akuzoi Arbër Ademin për ushtrim dhune ndaj kolegëve, ndërsa pushtetin për shtyrje të dhunshme të ligjit.

Sipas tyre zgjatja e periudhës së pensionimit me tre vite për gjyqtarët e prokurorët bëhet për oreks të koalicionit qeverisës.

BDI-ja dhe partia e kryeministrit Kovaçevski LSDM akuzuan opozitën për nxitje dhune.

Maqedonia e Veriut është përballur me tensione mes deputetëve kohët e fundit dhe incidente të tilla janë bërë të zakonshme.

Klima e paqëndrueshme politike në Shkup ka çuar në bllokadë të Kuvendit dhe seancave të komisioneve parlamentare.