Pezullohen nga detyra 7 zyrtarë të Aluiznit dhe ASHK, tentuan të tjetërsonin hotelin në qendër të Tiranës

Pezullohen nga detyra 7 zyrtare të  Aluiznit dhe  Agjencisë Shteterore të Kadastrës (ASHK).

Zyrtaret akuzohen për tjetërsim prone dhe legalizim si ndërtim pa leje i një hoteli të madh në qendër të Tiranës në një kohë që ai ka qenë ndërtim ekzistues.

Masat e sigurisë janë kërkuar nga prokurori Bledar Valikaj më 23 qershor 2022 dhe më pas janë miratuar nga Gjykata e Tiranës më 27 qershor 2022.

7 prej tyre akuzohen për shpërdorim detyre dhe ndaj tyre është marrë masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqsore” si dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’. Personat nën këtë akuzë janë identifikuar me inicialet: B B; A C; D Ll ; E P; K D; G T; E Sh.

Ndërsa akuzohen për "Mashtirm" dy persona, E T dhe  E T, ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë  “Detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore”.