Aksident në Memaliaj/ Makina përfundon me kokë poshtë, plagoset shtetasi italian

Një shtetas Italian u aksidentua sot në aksin Krahës-Memaliaj. Rreth orës 10:20, në vendin e quajtur "Mogila", shtetasi italian G. B., 63 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Opel" ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Shtetasi Italian kishte marrë me qera makinën dhe po vinte në drejtim jugor. Në një moment duket që ka humbur kontrollin dhe makina është përmbysur.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

63 vjeçari ndodhet në spital për të marrë mjekimin e duhur ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e aksidentit.