Tensione fetare në Indi. Indianit hindu i pritet koka nga dy myslimanë

Një krim me motive fetare, ku dy myslimanë vranë një Indian hindu, ka sjellë protesta të forta në Udaipur të Indisë. Tensionet fetare në Indi janë shumë të larta, ndërsa minoriteti mysliman ankohet për diskriminim.

Një rrobaqepësi hindu iu pre koka në qytetin perëndimor të Indisë Udaipur nga dy burra myslimanë të armatosur.

Vrasja dyshohet se ka motive fetare, çka ka sjellë edhe tensione të forta në zonë. Së fundmi, India është duke u përballur me një rritje të madhe të të polarizimit fetar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Tensionet ishin të larta këtë të mërkurë, ku autoritetet i druhen një përshkallëzimi të dhunës dhe kanë marrë masa të forta. Autoritetet pezulluan shërbimet e internetit në qytet dhe shtetin përreth për të parandaluar shpërndarjen e videos së tmerrshme.

Në muajt e fundit, ka pasur një valë sulmesh nga nacionalistët hindu ndaj grupeve minoritare – veçanërisht myslimanëve – të cilët kanë qenë në shënjestër për çdo gjë, nga ushqimi që hanë dhe deri tek veshja e tyre.

Shtëpitë e shumë myslimanëve janë shkatërruar gjithashtu ndërsa grupe të të drejtave të njeriut janë shqetësuar për këtë situatë.

Situata u përkeqësua në maj kur dy zëdhënës nga partia e kryeministrit Narendra Modi bënë komente që u panë si fyerje të profetit të Islamit Muhamed dhe gruas së tij Aisha. Të dy u pezulluan më vonë nga partia e Modit.

Rrobaqepësi i cili u vra të marten thuhet se kishte shpërndarë një postim në rrjetet sociale duke mbështetur një nga zëdhënësit, sipas mediave lokale. Dy personat që kryen krimin e tmerrshëm me motive fetare u arrestuan disa orë pas sulmit dhe pritet të dalin përpara drejtësisë.