Hetimet për dhunën e 6 janarit në Kuvendin amerikan, Trump e dinte se do të kishte dhunë, donte t’i printe protestuesve

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e dinte se protestuesit ishin të dhunshëm kur u kërkoi të sulmonin Kapitolin për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Ka qenë kjo dëshmia e një ish-ndihmëseje të Shtëpisë së Bardhë, e para përpara Komisionit Hetimor që e ka parë vetë situatën në Shtëpinë e Bardhë në ato orë kritike.

Për shumë amerikanë dhe qytetarë në mbarë botën, pamjet që mbërritën nga Washingtoni më 6 janar të 2021-shit ishin të paparanueshme për një shtet demokratik.

Ajo protestë e dhunshme ka sjellë analiza dhe hetime të ndryshme që kanë kulmuar me një Komision parlamentar amerikan për hetimin e dhunës në Capitol.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Dëshmia përpara Komisionit e Cassidy Hutchinson, një ndihmëse e shefit të atëhershëm të Sigurisë të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës, ka pasur jehonë të fortë në opinionin publik.

Hutchinson tha se Trumpi ishte i vendosur të shkonte në Kapitol së bashku me mbështetësit e tij të armatosur më 6 janar 2021, ndërsa Kongresi po vërtetonte rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

Ish-ndihmësja  tha se Trumpi dhe stafi i tij e dinin potencialin e madh për dhunë më 6 janar, por presidenti kërkoi që të bashkohej me marshimin drejt Kapitolit.

Deri më tani, panelit të Kongresit i mungonte një dëshmi e dorës së parë nga një dëshmitare e situatës në Shtëpinë e Bardhë në orët kritike para dhe gjatë sulmit.

Ajo foli gjithashtu edhe për sjelljen e Trumpit kur u rrëzuan pretendimet për mashtrim zgjedhor na kryeprokurori amerikan William Barr. Trumpi u nevrikos dhe pashë mure të spërkatura me ketchup dhe pjatë të thyer në tokë, tha ajo.

Për këtë dëshmi ka reaguar presidenti Trump duke i mohuar këto pretendime të sjella nga Hutchinson.