Turqia do të kërkojë ekstradimin e 33 të dyshuarve nga Finlanda dhe Suedia

Turqia tha sot se do të kërkonte ekstradimin e 33 të dyshuarve për “terrorizëm” nga Suedia dhe Finlanda sipas një marrëveshjeje që i hapi rrugën Ankarasë për të mbështetur ofertat e anëtarësimit të vendeve nordike në NATO.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hoqi kundërshtimin e tij ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO pas bisedimeve të vështira përpara samitit të sotëm të NATO-s, në këmbim të garancive me shkrim të sigurisë.

 Ankaraja e vuri menjëherë marrëveshjen e re në provë, me ministrin e drejtësisë që njoftoi se Turqia do të kërkonte ekstradimin e militantëve të dyshuar kurdë dhe anëtarëve të një grupi që Erdogan fajëson për një përpjekje të dështuar për grusht shteti të vitit 2016.

"Ne do të kërkojmë ekstradimin e terroristëve nga vendet përkatëse në kuadër të marrëveshjes së re," tha ministri i drejtësisë Bekir Bozdag nga televizioni NTV.

Bozdag tha se Ankaraja tani do të kërkojë ekstradimin e 12 të dyshuarve nga Finlanda dhe 21 nga Suedia, të cilët ishin ose anëtarë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ose anëtarë të dyshuar të një grupi të udhëhequr nga predikuesi mysliman me bazë në SHBA, Fethullah Gulen.

PKK, e cila ka zhvilluar një kryengritje kundër shtetit turk që nga viti 1984, është në listën e zezë nga Turqia, BE dhe SHBA.

Gulen, një ish-aleat i Erdoganit, mohon akuzat për komplotimin e grushtit të shtetit të vitit 2016.

Memorandumi trepalësh i nënshkruar të martën thotë se Finlanda dhe Suedia zotohen të "adresojnë kërkesat e Turqisë për deportim ose ekstradim të të dyshuarve për terror në mënyrë të shpejtë dhe të plotë".

Të dy vendet ranë dakord gjithashtu të heqin embargon e tyre për dërgesat e armëve në Turqi, të cilat u vendosën në përgjigje të inkursionit ushtarak të Ankarasë në Siri në vitin 2019.

Zyra e Erdogan përshëndeti marrëveshjen, duke thënë se Ankaraja "kishte atë që donte".

Për çfarë ranë dakord NATO dhe Turqia?

Mes Turqisë dhe Suedisë e Finlandës që duan të anëtarësiohen në NATo u   dakordësuan një sërë marrëveshjesh.

Së pari,  u kërkua ashpërsimin e masave ndaj  anëtarëve të Partisë turke PKK, e shpallur si "armik" në Turqi.

Suedia dhe Finlanda gjtihashtu do të heqin kufizimet e tyre për shitjen e armëve në Turqi.

Ankaraja e përshëndeti marrëveshjen si një triumf. Zyra e presidentit turk tha se Turqia kishte "marrë atë që donte" nga marrëveshja dhe se kjo nënkuptonte "bashkëpunim të plotë me Turqinë në luftën kundër PKK-së dhe anëtarëve të saj", përfshirë YPG-në.

Finlanda dhe Suedia ranë gjithashtu dakord "të mos vendosin kufizime embargo në fushën e industrisë së mbrojtjes" ndaj Turqisë dhe të ndërmarrin "hapa konkretë për ekstradimin e kriminelëve terroristë", megjithatë kjo nuk përfshin avionët luftarakë amerikanë F-16 që SHBA i ka bllokuar më parë Turqisë.