A do të zgjerohet NATO në Azi? Në samit edhe Australia, Japonia dhe Korea e Jugut
Pekini është i shqetësuar për një zgjerim të NATO-s në Azi – Paqësor, duke folur deri edhe për një Luftë të Re të ftohtë në mediet e rëndësishme kineze. Në samitin e Madridit këtë javë marrin pjesë edhe tre vende të rëndësishme aziatike – Australia, Japonia dhe Korea e Jugut.
Në samitin e NATO-s, në Madrid, që do të mbahet këtë të mërkurë dhe të enjte, do të marrin pjesë për herë të parë edhe Australia, Japonia dhe Korea e jugut.
Liderët e këtyre vendeve të rëndësishme aziatike kanë mbërritur në Madrid për të marrë pjesë në punimet e këtij samiti që është cilësuar historik.
Edhe më herët, amerikanët e kanë venë në qendër të vëmendjes strategjike të tyre zonën e Azi Paqësorit.
Rritja e fuqishme e Kinës ka sjell shqetësim të shtuar të fqinjëve të ndryshëm që e kanë parë më të arsyeshme një aleancë me Amerikën.
Më herët, amerikanët kanë krijuar të ashtuquajturën Quad, alenncën me tre vende të fuqishme aziatike, Indi, Australi dhe Japoni, për të përmbajtur ekspansionin kinez.
Një problem tjetër që paraqitet në Azi është edhe pajisja me armë bërthamore e Koresë së Veriut.
Edhe Pekini ka reaguar duke thënë se kundërshton me vendosmëri përfshirjen e NATO-s në rajonin e Azisë-Paqësorit ose krijimin e një "versioni Azi-Paqësor të NATO-s".
