Kryeministri i Spanjës në samit: Rusia dikur partner strategjik i NATO-s, sot "kërcënim kryesor"

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez deklaroi ditën e sotme të samitit të NATO-s se në vetëm një dekadë, marrëdhënia e aleancës me Rusinë ka ndryshuar nga një partneritet në një kërcënim kyç.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Nëse shikojmë prapa në vitin 2010, koncepti strategjik i NATO-s i dekadës së kaluar u miratua në Lisbonë. Ajo e quajti Rusinë një partner strategjik. Tani, në të kundërt, koncepti strategjik (NATO) i Madridit do ta quajë Rusinë kërcënimin kryesor për aleatët,” tha ai pak para seancës hapëse të Samitit të NATO-s në Madrid.

Me të mbërritur në samit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kujtoi se në vitin 2010, në Samitin e NATO-s në Lisbonë, Rusia mori pjesë në takime atje.

Stoltenberg tha se ai mendon se liderët e NATO-s në Madrid do të bien dakord "që Rusia përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë dhe kjo do të reflektohet" në konceptin e ri strategjik të NATO-s.

"Koncepti strategjik do të pasqyrojë gjithashtu një realitet të ri," shtoi ai.