Akullore për luanin në Romë

Ushqime të ngrira për kafshët në kopshtin zoologjik të Romës. Kjo është receta që ka gjetur stafi i kopshtit zoologjik për t'u dhënë kafshëve freski përballë temperaturave përvëluese në kryeqytetin italian.

Akullore për luanin në Romë

Akullore me shije mishi, peshku, frutash e madje edhe drithëra: kopshti zoologjik i Romës, për shkak temperaturave të larta të këtyre ditëve në Qytetin e Përjetshëm, u ofron kafshëve freski.

Stafi i kopshtit zoologjik duket se ka gjetur recetën e duhur për të përballuar 39 gradët e nxehtësisë së regjistruar në kryeqytetin italian. Yitzhak Yadid, kujdestar i kafshëve shprehet:

KETU LAJMET MMINUTE PAS MINUTE

"Kur ne njerëzit marrim një akullore për të përballuar të nxehtin, edhe për kafshët është e njëjta gjë! Ajo jep një ndjesi freskie që zgjat disa minuta. Ndihmon gjithashtu në thyerjen e rutinës."

Samantha dhe Boomer, çifti i luanëve të detit të parkut, shijojnë akulloren me bazë peshku, ndërsa macet kanë shije po aq origjinale akulloreje: mish dhe gjak.

Akullore për luanin në Romë

Hije, pellgje me ujë të ftohtë, madje edhe dushe për elefantët: gjithçka është bërë për t'i ndihmuar ata të përballen me një valë të nxehti që ka ardhur më herët gjatë vitit nga sa pritej.

Kopshti Zoologjik i Romës u përurua mbi 100 vjet më parë, më 5 janar 1911, nga arkitekti Carl Hagenbeck. Ai revolucionarizoi konceptin e kopshteve zoologjike duke zëvendësuar kafazet me hendeqe dhe  pas modernizimit u bë shpejt një nga më të rëndësishmit në Evropë.

Nga një muze i kafshëve, tani Biopark është një strukturë në të cilën qëllimi kryesor është ruajtja e specieve të rrezikuara, edukimi në mbrojtjen e biodiversitetit dhe kërkimi shkencor.

Akullore për luanin në Romë