Teksas/ Vdiqën në kamionin 103 gradësh, rritet numri i viktimave, mes tyre dhe 5 fëmijë

Numri i të vdekurve në kamionin me emigrantë në Texas ka shkuar në 51, pasi kanë humbur jetën dhe 5 persona nga të shtruarit në spital.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

46 migrantë u deklaruan të vdekur në vendngjarje, dhe pesë nga 16 migrantët e gjetur të gjallë kanë vdekur pasi u dërguan në spitale. Mes viktimave janë raportuar dhe 5 fëmijë.

Një burrë nga Guatemala ka konfirmuar vdekjen e dy vajzave të tij, Griselda dhe Carla, mosha e të cilave nuk bëhet e ditur.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm meksikan Marcelo Ebrard shkroi në Twitter se të vdekurit përfshijnë 22 meksikanë, shtatë guatemalanë dhe dy honduras.

Zyrtarët janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë identitetin dhe kombësinë e disa prej viktimave; ndërkohë vetëm 34 prej tyre janë identifikuar deri më tani.

Policia ka konfirmuar se ka arrestuar dhe shoferin e kamionit i cili ishte larguar më këmbë nga aty.