Samiti i NATO-s në Madrid, kryesore diskutimet për Ukrainën dhe fuqizimi i Kinës

Liderët e rëndësishëm të NATO-s janë mbledhur në Madrid për një samit të cilësuar historik. Të martën, Turqia arriti dakordësi për heqjen e vetos për Finlandën dhe Suedinë për zgjerimin e NATO-s me këto dy vende baltike.

Ka nisur këtë të mërkurë samiti i NATO-s në Madrid që është cilësuar historik nga shumë analistë.

Në qendër të vëmendjes të zyrtarëve të lartë të aleancës veriatlantike është pushtimi rus i Ukrainës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

NATO do të përditësojë Konceptin e saj Strategjik për herë të parë në më shumë se dhjetë vjet. Koncepti Strategjik që do të dakordësohet në Madrid do të mbështesë nismat e NATO-s për dekadën e ardhshme dhe pritet të ndikohet shumë nga lufta në Ukrainë, agresioni rus në Arktik dhe zgjerimi kinez në Detin e Kinës Jugore.

Të martën, Finlanda me Suedinë arritën marrëveshje me Turqinë për problematikat që kishin. NATO do të zgjerohet dhe me këto dy vende baltike. Marrëveshja u përshëndet edhe nga presidenti Biden.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg tha se blloku do të rrisë numrin e trupave në gatishmëri të lartë nga rreth 40,000 në më shumë se 300,000 trupa, duke përmendur një kërcënim në rritje nga Rusia për sigurinë evropiane.

Evropa Lindore është në fokus të një strategjie të re sigurie pas luftës në Ukrainë. Sipas ekspertëve ushtarakë do të ketë mijëra trupa taktike në gadishmëri, duke përfshirë forca tokësore, detare dhe ajrore. 

Kjo masë, tha Stoltenberg, është të pengojë Rusinë të ndërmarrë ndonjë lëvizje që do të cenonte sovranitetin evropian ose sovranitetin e çdo anëtari të NATO-s.

Është hera e parë që nga fillimi i pushtimit që kemi këtë gatishmëri të lartë në NATO. Këto grupe ushtarakësh shumëkombësh janë të stacionuar në Poloni, Lituani, Letoni dhe Estoni. Ndërkohë, më shumë grupe thuhet se janë planifikuar të vendosen në Hungari, Bullgari, Rumani dhe Sllovaki.

Më herët, liderët e rëndësishëm të NATO-s, që janë gjithashtu anëtarë të G7-ës, ishin mbledhur në Gjermani për të diskutuar sfidat e përbashkëta.