Rusia për sulmin në Kremenchuk: Ne qëlluam pajisje ushtarake dhe një qendër tregtare mori flakë
Një sulm ajror mbi furnizimet me municione në provincën Kremenchuk të Ukrainës i ka vënë flakën një qendre tregtare aty pranë, ka thënë Ministria e Mbrojtjes ruse.
Ushtria ruse konfirmoi të hënën se kishte kryer një sulm ajror në qytetin ukrainas të Kremenchuk, por tha se kishte shënjestruar një rezervë armësh perëndimore.
Shpërthimi shkaktoi dëme në një qendër tregtare jofunksionale aty pranë, tha ministria në një deklaratë sot.
Kievi pretendon se Rusia ka sulmuar qendrën tregtare, duke vrarë dhe plagosur shumë civilë.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se stoku i armëve ishte pranë uzinës Kredmash. Pranë saj ndodhet qendra tregtare Amstore, ku ndodhi sulmi të hënën.
Ushtria pretendon se municionet perëndimore shpërthyen dhe shkaktuan zjarr në qendrën tregtare, e cila nuk funksiononte më.
Zyrtarët ukrainas thonë se qendra tregtare ishte e mbushur me njerëz kur Rusia e sulmoi atë. Sipas të dhënave të fundit për viktimat, nga incidenti kanë humbur jetën 18 persona, 59 janë lënduar, ndërsa 25 prej të plagosurve janë dërguar në spital për mjekim.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi incidentin e Kremenchuk si "një nga sulmet terroriste më të dukshme në historinë evropiane".
Ai tha se vendndodhja nuk përbënte kërcënim për ushtrinë ruse dhe nuk kishte asnjë vlerë strategjike.
Kremenchuk është një qytet në Ukrainën qendrore rreth 250 km në juglindje të Kievit.
Ushtria ruse ka sulmuar më parë një rafineri të madhe të naftës në qytet, duke privuar ushtrinë ukrainase nga karburanti për automjetet e tyre, raportoi RT .
