Dënohet me 20 vjet burg e dashura e pedofilit, dyshohet se ka trafikuar dhe shfrytëzuar të mitur për prostitucion
Asgjë nuk harrohet në Amerikë, ish e dashura e pedofilit famëkeq Xhefri Epshtein është dënuar me 20 vjet burgim për krime seksuale që lidhen shfrytëzimin e të miturve për prostitucion. Disa dyshojnë se klientët e çiftit të manjakëve janë edhe disa ish-figura të larta shtetërore.
E dashura dhe bashkëpunëtorja e pedofilit famëkeq, Jeffrey Epstein Ghislaine Maxwell është dënuar me 20 vjet burim për prostitucion, trafikim dhe abuzim seksual me të miturat.
Gjykatësi përpara dhënies së vendimit i quajti veprimet e Maxwell si të neveritshme dhe grabitqare, ndërsa përshkoi rrjetin e abuzimit të vajzave të reja.

Gjykatësi, Alison Nathan tha se dënimi ndaj Maxwell ishte në proporcion me krimet që ajo kishte kryer dhe se nuk po dënohej në vend të Epstein, i cili vdi në vitin 2019 në burg në rrethana misterioze, apo si një përfaqësuese e pedofilit.
Maxwell u dënua në dhjetor për pesë akuza në lidhje me trafikimin e vajzave të mitura deri në 14 vjeç me qëllim shfrytëzimin seksual të tyre nga klientët e Jeffrey Epstein.
Pedofili famëkeq u arrestua dy vjet më parë, por ndërroi jetë në qelinë e tij në Nju Jork përpara daljes në gjyq.
Edhe pse vdekja e Epstein u cilësua si vetëvrasje, shumë skeptikë dyshonin për skenarë të tjerë, duke marrë parasysh mungesën e kamerave të sigurisë dhe lidhjet e fuqishme që pedofili kishte pasur më herët.
Maxwell, e cila deri në dënimin e saj mbahej gjithashtu në një burg të Nju Jorkut, u vu në rojë për vetëvrasje javën e kaluar.
Në moshën 60-vjeçare, Maxwell ka të ngjarë të kalojë shumicën e viteve të saj të mbetura pas hekurave.
Sipas disa regjistrimeve, ish-presidentët Donald Trump dhe Bill Clinton, si dhe princi Andrew i Britanisë dyshohet se kishin udhëtuar për në ishullin e çiftit famëkeq, aty ku mbaheshin edhe të miturit që shfrytëzoheshin për prostitucion.