Qytete të tëra nën ujë, Kryqi i Kuq:7 milionë njerëz në Bangladesh kanë nevojë për ndihmë

Më shumë se 7 milionë njerëz në Bangladesh kanë shumë nevojë për strehim dhe ndihmë emergjente pas asaj që një agjenci ndihmash e ka përshkruar si përmbytjen më të keqe që ka goditur Azinë Jugore në histori.

Qindra mijëra shtëpi pranë kufirit Bangladesh-Indi janë nën ujë dhe në zonat më të goditura lagje të tëra janë zhytur në ujë, thanë agjencitë e ndihmës të martën.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të paktën 207 njerëz në të dy vendet kanë vdekur që nga fillimi i përmbytjeve në prill, sipas shifrave zyrtare.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), shiu i rrëmbyeshëm ka bërë që lumenjtë në Bangladesh, të vërshojnë, duke zhytur nën ujë zonat në kufi me shtetin indian të Meghalaya.

Rreth 94% e qytetit Sunamganj të Bangladeshit dhe 84% e rrethit Sylhet përreth janë zhytur tani, tha IFRC. Rrugët që të çojnë në rajon janë mbyllur dhe ka ndërprerje të energjisë edhe në zonat jo nënujore.

Qytete të tëra nën ujë, Kryqi i Kuq:7 milionë

Save the Children tha se përmbytjet kishin "shkatërruar shtëpitë, shkollat dhe mjetet e jetesës", duke dëmtuar të paktën 93,000 shtëpi dhe 419 shkolla fillore në Sylhet vetëm në maj.

"Ne kurrë nuk kemi parë këtë lloj përmbytjeje në atë rajon," tha Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Bangladeshit Kazi Shofiqul Azam.

Bangladeshi ka rreth 700 lumenj, duke e bërë atë veçanërisht të prekshëm ndaj përmbytjeve gjatë ngjarjeve ekstreme të motit. 

Ndërkohë, në shtetin lindor të Indisë Assam, i cili është fqinj me Bangladeshin, përmbytjet kanë zhvendosur më shumë se 270,000 njerëz, sipas autoriteteve, raporton CNN.