Çmontohet grupi i trafikut të drogës në Itali, arrestohet 33-vjeçari shqiptar së bashku me 18 shokët. Lidhja me Perunë  

Një operacion  anti-drogë i zhvilluar Itali, ka çuar në arrestimin e 19 personave, mes të cilëve dhe shqiptarë.

Operacioni, i quajtur në mënyrë konvencionale "Hermano" - "Vëllai" në spanjisht,  u zhvillua në Milanos, Parmës, Veronës dhe Viçenzës, ndërkohë në qendër të hetimit janë disa persona të cilët banojnë në Taurianova, në fushën e Gioia Tauro.

Sipas gjetjeve hetimore të karabinierëve, të koordinuara nga prokurori Giovanni Bombardieri, droga blihej në Amerikën e Jugut dhe duke kaluar përmes kanalit spanjoll, mbërrinte ne Itali, ku më pas rishitej në qytete të ndryshme në Veri të vendit.

Linja e drejtpërdrejtë me Perunë

19 personat e arrestuar (shtatë janë lënë në burg dhe 12 në arrest shtëpie) ishin në kontakt me narkotikët peruanë. Ndërsa në krye të tyre mendohet se është edhe Carmelo Bonfiglio, 42 vjeç, i konsideruar si një nga promotorët dhe organizatorët e shoqatës kriminale që synon trafikun e drogës. Sipas hetimeve, Bonfiglio ishte në kontakt me furnitorët spanjollë dhe shqiptarë, por mbi të gjitha me peruanët. Për shkak të kontakteve në bazë, mund të blinin drogë me çmime konkurruese: 32 mijë euro për kilogram kundrejt një çmimi tregu që varion nga 35 në 40 mijë euro.

Të arrestuarit e tjerë janë identifikuar si: Rocco Camillò, Diego Giovinazzo (46 vjeç), Palmiro Cannatà (62 vjeç), Salvatore Sanò (60 vjeç), Damiano Veneziano (33 vjeç) dhe Antonio Pedullà (36 vjeç). Ndërsa në arrest shtëpie janë lënë: Antonio De Luca 71 vjeç, Antonio Ranieli (71 vjeç), Francesco Macrillò (64 vjeç), Francesco La Cognata (44 vjeç), Maurizio Scicchitani (55 vjeç), Antonio Zangari (53 vjeç), Gino Carlo Melziade (50 vjeç), peruani Oscar Bruno Bagigalupo Lobaton (47 vjeç), Donato Melziade (63 vjeç), Endri Dalipaj (33 vjeç), Gioacchino Marco Molé (30 vjeç) dhe Riccardo Ierace (34 vjeç). 

Të dyshuarit akuzohen se kanë qenë pjesë e një organizate të artikuluar kriminale, e aftë për të menaxhuar një trafik të lulëzuar droge.

Falë burimeve të furnizimit në territorin kombëtar dhe jashtë, grupi importonte tufa të mëdha droge në Itali. Lënda narkotike transportohej më pas, edhe me mjete me “ndarje sekrete”, në qytetet kryesore italiane, përfshirë Milano dhe Romë, ku më pas ndahej në doza dhe shitej. Për të devijuar kontrollet e policisë apo kontrollet e sigurisë në aeroport, droga transportohej  në formë të lëngshme, e zhytur kimikisht në fijet e valixheve apo kontejnerëve të tjerë, siç u gjet me rastin e Biellas.

Hetimi nisi në 2017

Janë 56 të dyshuar në hetimin e nisur në dhjetor 2017 pas arrestimit gjatë kontrollit policor. Në atë kohë, në fakt, brenda një makine, karabinierët gjetën 3 kilogramë e 400 gramë tufë lulesh kanabis . Nga ajo kohë filluan hetimet ku autoritetet arritën të ndërtonin dhe zinxhirin e furnizimit të drogës, e cila futej me ngarkesa të mëdha në Itali.