Moti sot/ Rritje ekstreme temperaturash deri në 39 gradë

Moti sot/ Rritje ekstreme temperaturash deri në 39 gradë

Sipas MeteoAlb: Vijojnë të jenë prezente masat ajrore me origjinë Afrikane duke diktuar në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin e vendit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe verilindore.

Parashikohet që orët e mbrëmjes të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 39°C.

Qytetet me temperatrat më të larta janë Elbasani dhe Gjirokastra, me 39 gradë ndërsa aty ku do të regjistrohen temperaturat më të ulëta është Erseka me 31 gradë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi Jugore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Moti sot/ Rritje ekstreme temperaturash deri në 39 gradë