Po shtronte asfaltin në aksin nacional, makina përplas punëtorin. Aksidenti në Berat - Fier

Po shtronte asfaltin në aksin nacional, makina përplas punëtorin.
Makina që përplasi punëtorin

Një aksident u shënua mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat - Fier, pranë fshatit Velmish.

Një makinë përplasi punëtorin e një firme që punonte për asfaltimim e aksit nacional Poshnje-Rriskovec.

Makina e përfshirë në aksident është një Pezho me targa AA 067 GM.

Viktima quhet Mentor Lama,nga fshati Thumanë,rreth 45-vjeç.

"Në datë 28.06.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Velmish, Roskovec, shtetasi T. H., 58 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip "Peugeot" ka aksidentuar me pasojë vdekjen dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin M. L., 45 vjeç, banues në Tiranë(punonjës i një firme që meret me sinjalistikën rrugore).

Drejtuesi i mjetit u kap dhe u shoqërua në ambientet e Policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit," njofton policia.

Po shtronte asfaltin në aksin nacional, makina përplas punëtorin.
Vendi ku ndodhi aksidenti
Po shtronte asfaltin në aksin nacional, makina përplas punëtorin.
Vendi ku ndodhi aksidenti
Po shtronte asfaltin në aksin nacional, makina përplas punëtorin.
Vendi ku ndodhi aksidenti