Çfarë mësuesish po nxjerrim? Vejsiu: Nxënës i dobët fare… më tha u regjistrova për Matematikë, desh më ra tavani në kokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2022, 22:47
Ekspert i arsimi Fatmir Vejsiu i ftuar në "Ora e Betit" në Rtv Ora ndau një shembull nga e përditshmja e tij për të konkretizuar degradimin e arsimit.
Vejsiu: Kam dëgjuar një ish-nxënësin tim, nxënës i dobët fare. E pyeta çfarë bërë, u regjistrove? Po. Po ku? Matematikë. Desh më ra tavani. Mos thashë. Se di ka mbaruar apo jo por është regjistruar për matematikë.
