Shabani: S'ka dëshirë për tu bërë mësues, e dinë se në punë futesh me parti ose para

Endri Shabani i ftuar në "Ora e Betit" në Rtv Ora thotë se ka një rënie të dëshirës së maturantëve për të studiuar në degët e mësuesisë.

"Nuk ka të bëjë me mungesën e kontrollit por me mungesën e dëshirës për tu bërë mësues. Mësuesit këtu edhe pse mbaron shkollën, futen me parti në punë ose me para.E dimë këtë gjë. Është masakruar në 30 vjet këtu".