Karabina: Mesatarja për Mësuesinë nuk zgjidh asgjë, studenti vendos pas Bachelorit a do bëhet mësues

Mirela Karabina, ish-ministre Arsimi, është kritike  me qasjen e Ministrisë së Arsimit ndaj degës së mësuesisë.

Në "Ora e Betit" në Rtv Ora ajo thotë se leva që vë në lëvizje arsimin është  dhe duhet të jetë mësuesi.

"Leva e gjithë kësaj gjëje është mësuesi. Nuk kemi asnjë politikë mbështetëse apo zhvilluese në lidhje me Mësuesinë. Është vendosur një mesatare 7.5 që nuk zgjidh asgjë. Duhet qartësi se me bachelor askush nuk bëhet mësues. Pas kësaj vendos nëse do bëhesh mësues".