Muça: Nuk duhet të mjaftohemi të kemi një punë por të kemi pritshmëri mbi një punë cilësore

Erion Muça Pedagog, ekspert punësimi dhe karriere i ftuar në Ora News me gazetaren Sonila Musai u shpreh se  nuk duhet mjaftohemi të kemi një punë por duhet të pretendojmë dhe të kemi pritshmëri mbi një punë cilësore.

Muça: Duhet të kemi parasysh që jemi në shekullin e 21 ku nuk duhet të flasin mjafton të kemi një punë por duhet të pretendojmë dhe të kemi pritshmëri mbi një punë cilësore. Ne jemi përballë faktit që njerëzit duhet të trajtohen mirë duhet të ndjehen në një mjedis motivues  dhe stimulues në një mjedis ku e ndjenjë përkrahjen dhe mbështetjen sociale.